MSH: Asnjë i prekur në Shqipëri, kush vjen nga zonat e epidemisë të vetëkarantinohet

MSH: Asnjë i prekur në Shqipëri, kush vjen nga zonat e epidemisë të vetëkarantinohet

Ministria e Shëndetësise konfirmoi edhe sot se në Shqipëri vazhdon të ketë mos ketë raste të konfirmuara me koronavirus.

Në buletin ditor të bërë publik nga Eugena Tomini, sqarohet se deri tani janë kryer 53 analiza për raste të dyshuara dhe në të gjitha rastet përgjigjet kanë qënë negative kundrejt COVID-19.

Tomini tha se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 3 raste të dyshuar, të cilët kanë rezultuar të gjithë negativë.

“Në 24 orët e fundit kemi pasur vetëm 3 raste të dyshuar, të cilët rezultuan negativë. 53 raste në total janë dyshuar, por kanë rezultuar të gjithë negativë. Në 24 orët e fundit në të gjitha pikat kufitare kanë hyrë mbi 17 mijë udhëtarë, ku është monitoruar temperatura për të gjithë. Ministria e Shëndetësisë rekomandon udhëtarët, që kanë pasur kontakte me persona të infektuar, të vetëkarintohen për 14 ditë”, tha Tomini.

Ministria e Shëndetësise iu përgjigj edhe akuzave të PD në lidhje me mungesën e maskave dhe mjeteve të tjera mbrojtëse në institucionet spitalore.

Tomini tha se deri tani janë shpërndare 1.2 milionë maska në spitale, qëndra shëndetësore e urgjenca.

Megjithatë Tomini pati edhe një apel për të gjithë qytetarët që janë kthyer nga zonat e epidemisë.

Ajo kërkoi që të gjithë këta shtetas që kanë qënë në zonat e përhapjes së virusit, të vetëkarantinohet si një masë e mirë mbrojtëse edhe ndaj të afërmeve dhe miqve të tyre.

“38 personave iu është rekomanduar vetëkarantinim.

Rekomandojmë vetëkarantimin e të gjithë personave që kanë ardhur nga vendet e prekura nga koronavirusi, apo ata që kanë patur kontakte me persona të dyshuar si të infektuar me këtë  virus”, shtoi ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy