
Jerusalem- Arkeologët izraelitë, të cilët janë në garë me kërkuesit e thesarëve në shpellat pranë Detit të Vdekur, kanë zbuluar një mori artefaktesh, duke përfshirë fragmente të një teksti biblik.
Gjetjet, të ruajtura nga ajri i nxehtë dhe i thatë i shkretëtirës, përfshijnë gjithashtu skeletin pjesërisht të mumifikuar të një fëmije 6,000-vjeçar dhe një shportë të thurur imët, të përkryer e të paprekur që daton 10,500 vjet me parë tha Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit tha të Martën. Sipas të gjitha gjasave është edhe më e vjetra në botë.
Autoriteti ka mbikëqyrur një studim të më shumë se 100 km (65 milje) të shkëmbinjve dhe shpellave të gdhendura ose të gërryera në to.
Fragmentet e pergamenës, rreth 2,000 vjet të vjetra, mbajnë vargje biblike, të shkruar në greqisht dhe që përputhen me një pergamene të zbuluar rreth 60 vjet më parë, të quajtur "Libri i 12 Profetëve të Vogël".
Kjo pergamene është e përbërë nga një varg tekstesh antike hebraike të quajtura Pergamenet e Detit të Vdekur që u gjetën në 1947 nga beduinët vendas në shpellat e Qumran, rreth 20 km në lindje të Jeruzalemit.
Koleksioni, i cili përfshin tekstet e zbuluara në një vend tjetër përgjatë bregut perëndimor të Detit të Vdekur, siguroi një dritare në shoqërinë dhe fenë hebraike para dhe pas kohës së Jezusit.



