
Mjeku shqiptar në Berlin Fahri Beqa në një lidhje me skype për edicionin e lajmeve në MCN TV foli mbi denoncimin për vaksinat e skaduara, valën e re të infektimeve dhe sa të vlefshme janë tanimë dozat anti-Covid.
Sa i takon denoncimit për vaksinat e skaduara, Beqa sjell në vëmendje rastin e Gjermanisë duke u shprehur:
Nëse është fjala për shtyrjen e afatit të skadencave të Biontech Pfizer, kjo ka ndodhur në Gjermani, jo një herë por disa herë. Në muajin shtator të vitit 2021 është zgjatur afati i skadencës nga 6-9 muaj, për ato vaksina që kanë qendruar në temperatura -60 deri në -90 gradë, që kanë qenë në gjendje të ngrirë. Pas aprovimit të Agjencionit Evropian për Barnat dhe Vaksinat është aprovuar zgjatja e afatit të skadencës nga 6-9 muaj. Në 24 mars është bërë aplikimi nga kompania Pfizer Biontech dhe në 4 prill 2022 është aprovuar, dhe është zgjatur afati nga 9-12 muaj për të gjitha vaksinat në gjendje të ngrirë. Ndërsa për të tjerat që janë shkrirë në gjendje të lëngët, që janë në frigorifer, nuk ka ndryshuar asgjë. Nga fillimi ka qenë një muaj afati i skadencës dhe kjo vazhdon mëtutje”.
Ndërsa u ndal te rritja e infektimeve me Covid, Beqa tha se njerëzit tanimë kanë rritur imunitetin dhe s’kanë simptoma të rënda, ndërsa vuri po ashtu në dukje se shkalla e vdekshmërisë nuk është rritur.
Jemi në vitin e tretë të pandemisë dhe në fillim kemi pasur njohuri të kufizuara, pasi ishte infeksion i ri. Edhe periudha e ikubacionit ka qenë shumë e gjatë, 7-10 ditë. Në variantet e reja, periudha e infeksionit deri te simptomat është shkurtuar shumë. BA4 dhe BA5 ka kaluar në 24, deri në 48 orë, prandaj kemi një shtim masiv të infeksioneve. Tani kemi mundësi të tjera për parandalimin e sëmundjes, dhe shkallës së vdekshmërisë. Njerëzit kanë krijuar mjaftueshëm imunitet, simptomat s’janë të rënda, shkalla e vdekshmërisë nuk është rritur. Numri i pacientëve të shtrirë është 1200, në krahasim me variantin delta, ku në pikun e variantit kemi pasur mbi 6000 të shtruar në Gjermani”.
Mjeku tha se pret që në vjeshtë të rritet shkalla e vaksinimit me dozën e katërt të vaksinës.
Vaksinimi me tri doza në Gjermani ka kaluar shumë mirë. Me dozën e tretë shkalla e vaksinimit është 65-70 për qind, ndërsa te doza e katërt rekomandimet kanë qenë të rezervuara. Besoj që para vjeshtës, me paraqitjen e vaksinave të reja adekuate me Omicron, shkalla e vaksinimit me dozën e katërt do të rriten”.



