SPAK ka mbyllur hetimet për dosjen e SASPAC dhe ka dërguar për gjykim të akuzuarit, mes tyre ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj.
Ky i fundit akuzohet për korrupsion, shkelje të barazisë në tendera, falsifikim të dokumenteve dhe fshehje të pasurisë.
Beqajt i janë komunikuar akuzat në ambientet e SPAK-ut.
Ish-ministri u arrestua në korrik të vitit 2024 në lidhje me agjencinë SASPAC, që kordinonte fondet e BE-së në Shqipëri.



