
A e ka arritur ose jo efektin protesta e djeshme e organizuar nga PD dhe Sali Berisha?
Analisti Ilir Kalemaj në studion e “MCN live”, është i mendimit se efekti i protestës u arrit me daljen në shesh të mbi 39 mijë personave në këto ditë vape.
Për Kalemajn, pos kësaj, efekti u arrit për faktin se protesta paraprakisht krijojë frikë te qeveria, e cila për të ulur tensionet, zgjodhi të ulë ditë më parë pagat e personelit shëndetësor dhe të mësuesve, si dhe për herë të parë në dy muaj, uli çmimin e karburantit në vend.
Mendoj se protesta e arriti qëllimin e saj, sepse ishin diku te 30 mijë veta dhe të nxjerrësh gjithë ata në shesh, në një valë të nxehti, dhe pa ndonjë reklamim të jashtzakonshëm, ishte vërtet një fitore simbolike e Berishës, e spekulua se do të jetë e dhunshme, por ishte një protestë qytetare.
Kjo protestë solli militantët në shesh solli, gjithashtu edhe një pjesë të grupeve të interesit, të cilët jo detyrimisht janë të lidhur me PD, atë protestojnë për shtëpitë që u kanë rrezuar, për problemet sociale e ekonomike, pastaj pjesa më e madhe deputetëve, pra, ishte një protestë që duhej bërë sepse ka arritur pika e vlimit.
Qeveria ndjeu frikën e protestës, sepse para saj, ndodhi rritja e pagave të shëndetësisë dhe të mësuesve, kishte rritje sinjikative, pastaj ndodhi rënia e çmimeve të karburantit, duke arritur në shifra më të ulta përgjatë dyja muajve të fundit, pastaj u rrit kurba e covidit, pastaj inaugurimi i bypass-itë të Vlorës,
Kjo është aftësia e Berishës, i politikanit të racës, që arriti ti nxjerr në shesh edhe deputetë të cilat i pamë një pjesë të mirë, që ishin me të tashmë, pra ishin në shesh.
Për Kalemaj, pas protestës, tashmë është hapi i radhës, që në shtator Berishën e presin zgjedhjet në bashkitë e vendit, dhe basti për të thyer me votë Ramën në shumicën e bashkive.
PD është e Berishës, dje u konsolidua baza e partisë përmes protestës. Berisha e kuptoj qe ka katër fashat të elektoratit dhe fashën e popullit në përgjithësi.
Ai duke patur në gjep fashën e militantëve, edhe me shumicën e PD që ka tashmë, tani nga shtatori do të bëj hapin e radhës.
Nga vjeshta, do të mundohet të marrë votën opozitare dhe a do të jetë votë për të thyer Ramën në shumicën e bashkive, ky është basti më i madh që ka në shtator.



