Dokumenti për Portin e Durrësit/ Detyrimet nga të cilat përjashtohet investitori strategjik dhe roli i shtetit shqiptar

Dokumenti për Portin e Durrësit/ Detyrimet nga të cilat përjashtohet investitori strategjik dhe roli i shtetit shqiptar

MCN Tv zbardh dokumentin e miratimit të marrëveshjes kuadër për Portin e Durrësit.

Bëhet fjalë për marrëveshjen e miratuar ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a. dhe Nshmi Development L.L.C, për projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”, si dhe të shtojcave të kësaj marrëveshjeje kuadër.

Në dokument thuhet se shoqëria e përbashkët për realizimin e projektit “Marina & Jahtet e Durrësit” përjashtohet nga detyrimi për të paguar taksën e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja dhe kontributin e strehimit social, sipas legjislacionit në fuqi për sistemin e taksave vendore dhe legjislacionit në fuqi për strehimin social.

Vlera e detyrimit të përjashtuar është pjesë e kontributit të shtetit shqiptar në investim, sipas marrëveshjes së përcaktuar në nenin 1, të këtij ligji.

Në vijim thuhet se dhënia e lejeve, licencave dhe akteve të tjera administrative të nevojshme për realizimin e projektit të investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”, bëhet sipas legjislacionit në fuqi, por, në çdo rast, brenda një afati prej jo më shumë se 150 ditësh.

Në vijim thuhet se pronat e paluajtshme shtetërore, të transferuara në Fondin e Pasurive të Paluajtshme për Mbështetjen e Investimeve Strategjike, për zhvillimin dhe realizimin e projektit investues strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit” (Durrës Yachts & Marina), me vendim të Këshillit të Ministrave i kalojnë në pronësi shoqërisë “Albanian Seaports Development Company”, sh.a.

Detyrimet e investitorit strategjik

Ndër të tjera thuhet se investitori strategjik do t’i paguajë MIE-së një tarifë vjetore të barabartë me 2 për qind të xhiros vjetore që investitori strategjik do të grumbullojë nga Marina, bazuar në pasqyrat financiare për çdo vit financiar.

Menjëherë pas mbarimit të kohëzgjatjes së marrëveshjes për Marinën përkatëse të drejtat e investitorit strategjik do të mbarojnë automatikisht dhe pronësia e Marinës dhe aseteve përkatëse, duke përfshirë, por pa kufizim, të pajisjeve elektromekanike dhe kompjuterike në lidhje me të, do t’i transferohet MIE-së, dhe Investitori Strategjik nuk do të ketë më të drejta t’i përdorë dhe gëzojë ato.

Në formën e përzgjedhur të bashkëpunimit, shteti do të ketë një rol kyç, edhe në fazën e zbatimit të investimit strategjik, duke ushtruar kontrollin dhe të drejtat vendimmarrëse mbi shoqërinë e cila do të realizojë projektin, duke mundësuar kështu edhe ruajtjen e interesit publik.

Shteti ndan së bashku me ortakun privat çështjet e lidhura me administrimin, mbikëqyrjen dhe vendimmarrjen e shoqërisë së investimit. Në këtë rast shteti vepron dhe merr vendime, së bashku me partnerin privat, sipas raporteve të votave përkatëse. Në këtë rast, duke konsideruar riskun eventual të mosmarrëveshjeve që mund të krijohen midis shtetit dhe partnerit privat, përgjatë fazës së realizimit të investimit dhe jetëgjatësisë së shoqërisë tregtare të projektit, statuti i shoqërisë dhe marrëveshjet e bashkëpunimit që propozohen të lidhen me partnerin privat, përcaktojnë mekanizma të qartë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të mundshme midis palëve si dhe të drejtat dhe detyrimet përkatëse.

Për të ruajtur dhe përforcuar pozitën e tij, si organ publik, shteti ka kërkuar, të negociojë dhe të përfitojë edhe të drejta të veçanta për sa i përket mënyrës së administrimit dhe vendimmarrjes në shoqëri.

Këto të drejta të posaçme janë përcaktuar qartë në aktin e themelimit dhe statutin e shoqërisë ku shteti do të marrë pjesë si ortak/aksionar, së bashku me përfshirjen në këto dokumente, të të gjitha kushteve, të drejtave dhe detyrimeve të secilës palë.

Trualli i cili do të vendoset si kapital në natyrë, është vlerësuar objektivisht, pa e reduktuar vlerën reale të tij dhe duke u përpjekur të maksimizohet vlerësimi i tij, sipas metodologjive të vlerësimit sipas analizës krahasuese të tregut, metodës së zhvillimit të tyre apo metodologjive të aplikuara sipas praktikave më të mira.

 

RELACION - MARREVESHJE - JAHTET E DURRESIT by Arjola Ymeraj on Scribd

PRLGJ MARREVESHJE - JAHTET E DURRESIT by Arjola Ymeraj on Scribd

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy