
Ngjarjet e fundit në veriut në Kosovë dëshmojnë edhe qëndrimin e luhatshëm të ndërkombëtareve kundrejt Serbisë.
Analisti Artur Zheji, në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN tv, analizoj dy arsyetime përkitazi me qëndrimet e ndërkombëtarëve kundër interesave momentale të Kosovës të cilët tolerojnë Serbinë që ta joshin atë drejt perëndimit.
Mendoj se ka dy nivele arsyetimi. I pari është se ndërkombëtarët janë naive dhe nuk e kuptojnë që Serbia përkundrejt Brukselit dhe Moskës është dyzuar dhe mund të zgjedh ose Brukselin ose Moskën.
Dhe niveli i dytë i arsyetimit është se ndërkombëtarit kanë ‘komplis’ pra janë bashkëpunues me Serbinë kundër interesave të këtyre momenteve në Kosovë, për arsye të panjohura, por edhe të joshur nga fakti se Serbia të vijë drejt perëndimit, prandaj janë gati ti japin shumë tolerime.
Kemi të bëjmë me një shtet 9 milion me të paktën 8 fabrika armësh shumë të fuqishme. Nga më të mëdhenjtë një Ballkan, një shtet me një ushtri shumë të rëndësishme, me aviacion kundër ajror shumë të fort, pra një vend shumë i militarizuar me armë ruse dhe të prodhimit të tyre.
Dhe pikërisht këtë vend kaq të armatosur do donim ta çarmatosnin me para, me projekte, me joshje, me ftesë drejt perëndimit.



