
Për Diego Armando Maradona kur flitet për futbollistin më të mirë në histori nuk dëshiron që të dëgjojë emër lojtari mbi veten dhe aq më tepër kur emri që përflitet nga mediat është ai i Cristiano Roanldos.
CR7 ka thënë se ai është lojtari më i kompletuar dhe më i miri në histori të futbollit.
Por, legjenda argjentinase, Diego Maradona i thotë Ronaldos që të mos ia çaj kokën me fjalë të tilla.
“Ronaldo më i mirë në histori të futbolli? Thuaji Cristianos që të mos na çajë shumë kokën”, tha Maradona duke qeshur.
“Nëse Cristiano është më i miri, çfarë i bie që të jeni ju”, pyet sërish gazetari.
“Prandaj po të them, thuaji që të mos na e çajë shumë kokën”, përsëriti Maradona.



