Inteligjenca britanike: Ukraina mban kontrollin e qyteteve kryesore

Inteligjenca britanike: Ukraina mban kontrollin e qyteteve kryesore

Ukraina momentalisht mban kontrollin e qyteteve kryesore në vend, ndërsa Rusia ka bërë përparim të kufizuar në sulmin e saj gjatë të premtes.

Bazuar në përditësimin e fundit të inteligjencës britanike, cituar nga CNN, thuhet se Ukraina ka kontrollin e qyteteve kryesore.

“Lufta vazhdon në zona kyçe. Rusia ka bërë përparim të kufizuar deri më tani dhe Ukraina ruan kontrollin e qyteteve kyçe. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës raporton se forcat ruse kanë mbërritur në periferi të Kievit”, shkroi pasditen e së premtes në Twitter, Ministria e Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar.

Më tej shtohet se sulmet ruse dhe shkëmbimi i zjarrit të artilerisë vazhduan gjatë gjithë natës dhe deri në mëngjes, duke shënuar viktima nga të dyja palët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy