Temperatura të larta, si parashikohet moti për ditën e parë të muajit korrik

Temperatura të larta, si parashikohet moti për ditën e parë të muajit korrik

Muaji korrik ka nisur me temperatura të larta në vendin tonë, ku temperaturat do të ngjiten deri në 39°C në zona të caktuara. 

Sipas MeteoAlb:

Moti i kthjellët dhe i nxehtë do të dominojë në të gjithë territorin e vendit duke bërë që në disa zona termometri të ngjitet deri në 39°C, por parashikohet që gjatë pasdites të këtë kalime vranësirash të lëhta nëpër të gjithë territorin e vendit ku më të dukshme vranësirat do të jënë në zonat malore veriore duke rrezikuar momente te shkurta me rrebeshe shiu. Po ashtu, edhe nata do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 39°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtesi 28 km/h nga drejtimi perëndimor  duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët"

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy