“Rama erdhi me 300 persona”, Guri: Kryeministri nuk foli politikisht, dha mesazhe të guximshme për homologun dhe median greke (VIDEO)

“Rama erdhi me 300 persona”, Guri: Kryeministri nuk foli politikisht, dha mesazhe të guximshme për homologun dhe median greke (VIDEO)

Gazetari Edmond Guri në një lidhje të drejtpërdrejtë me "Skype" me MCN Live tha se dje ka qenë një ditë krenarie për të gjithë shqiptarët në shtetin helen.

Duke vijuar më tej, Guri theksoi se Rama nuk foli politikisht, por dha mesazhe të guximshme për homologun e tij dhe median greke.

Dje ka qenë ditë e veçantë, ditë krenarie për bashkatdhetarët tanë Greqi. Është hera e parë që një kryeministër vjen dhe flet para bashkatdhetarëve tanë dhe nuk foli politikisht dhe pse në Shqipëri i japin atë frymën politike. Aty erdhën shqiptarë nga të gjithë Greqia. Mjafton fakti që  një stadium që mban 3800 veta ishte i tejmbushur. Në sallë kanë qenë minimalisht 2500 veta në këmbë. Nuk erdhën për PS. Më vjen keq që i japin këtë peshë. Jashtë stadiumit ishin 1500 veta që  e ndiqnin nga ekrani. Ishte diçka e jashtëzakonshme për ne se kemi qenë jetim, nuk ka denjuar asnjë politikan me peshë. Rama dje mbajti një fjalim shumë sfidues, jo provokues duke përmendur disa tema dhe detaje si dhe duke dërguar mesazhe të fuqishme. Ajo që vlen të thuhet është se tha: Nuk erdha të takoj shërbëtorët, por qytetarët dhe bashkëpronarët e Greqisë.

Nënkupton që Rama erdhi i guximshëm në Greqi për t’i thënë homologut, opinionit në Greqi dhe mediave që nuk mund të na shohin si njerëz të dorës së dytë apo tretë. Se kanë treguar që me djersë ia dalin mbanë.

Ka një element që nuk e kam hasur as në mediat greke as në mediat shqiptare. Në fund Rama la një porosi për homologun e tij e grek.

"Shqipëria dhe Greqia duhet të krijojnë një aleancë jo vetëm ekonomike, por edhe në sfera të tjera që t’i kthejnë të dyja vendet jo vetëm në një fuqi, por një shembull për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe për të mos e kthyer politikën e ditës të diktojë. Nuk mund të ngrish marrëdhëniet mes dy popujve për një incident.

Më tej, Guri tha se lajmet që qarkulluan për autobusë që kanë transportuar shqiptarë nga Shqipëria në Greqi janë të pavërteta.

Guri tha se me Ramën kanë ardhur gjithsej 300-400 persona.

Nuk janë ardhje nga Shqipëria. Janë informacione për të krijuar klimën e kundërt. Ato janë autobusët e linjës Shqipëri-Greqi që e bëjnë këtë linjë dy herë. Rama erdhi me një numër të lartë  të administratës, figura politike, ministra, deputetë, por ky numër nuk shkonte më shumë se 300-400 veta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy