Partia Demokratike po zhvillon një tryezë me ekspertët lidhur me krizën energjetike.
Gjatë kësaj tryeze, ish-kryministri Sali Berisha, teksa numëroi faktët që çuan në këtë krizë energjetike, tha se shkak i kësaj nuk është moti dhe lufta në Ukrainë, por keqmenaxhimi dhe vjedhja e sipërmarrjeve.
Berisha u shpreh se Shqipëria është i vetmi vend në Evropë që takson naftën mbi 1 euro, prodhon mbi 1 milion ton dhe ka çmimet më të larta.
Shkaku më themelor i krizës nuk është moti, nuk është lufta por është plaçkitja dhe vjedhja në këto sipërmarrje të baseneve ujore.
Shqipëria është vendi i vetëm në Evropë që ka katërfishuar çmimin e energjisë për bizneset dhe premton të rrisë në mënyrë absurde çmimin edhe për konsumatorët. Është vendi i vetëm që takson naftën mbi 1 euro, që prodhon 1 milion ton dhe që ka çmimet më të larta në Evropë.
Por, sigurisht Shqipëria nuk është një ishull. Megjithëkëtë në rrafshin e energjisë dhe prodhimit të saj Shqipëria është vendi që duhet të ndjente më pak se çdo vend tjetër ndikimin mbi energjitikën e kontinentit të agresionit rus mbi Ukrainën. Energjia e saj në masën 98% është tërësisht ujore, por prodhohet me kosto më të ulët se në çdo vend tjetër.
Prodhimi i energjisë në Shqipëri gjatë vitit 2021 është më i larti në rekord historik, rreth 8.9 miliard kw. Duke pasur parasysh këto faktorë dhe nëse analizojmë qëndrimin në menaxhimin e rezervar ujore të kaskadës konstaton lehtësisht se shkaku themelor i krizës nuk është moti, lufta, por është plaçkitja, grabitja, vjedhja në këto sipërmarrje.
Shqipëria nuk besoj të ketë vend tjetër që zbraz digat në kundërshtim me ligjet e saj dhe shet energjinë në emër të liberalizimit të tregut me 42 euro, në të njëjtën ditë kur në bursë është 130 euro.
Si ka ndodhur gjatë verës. Apo blen energji me 300 euro në një kohë kur atë ditë për furnizimin në bursë është 150 euro. Kemi të bëjmë me një rritje çmimesh të diktuara nga keqmenaxhimi dhe vjedhja.



