
Papa Françesku thotë se duhet një pakt botëror për zgjidhjen e çështjes së refugjatëve. Ai ka risjellë në vëmendje Ditën Botërore të Refugjatëve, më 20 qershor, si një ditë që duhet t’i bëjë shtetet të kthejnë sytë nga ata që jetojnë mes ankthit dhe vuajtjeve dhe që detyrohen të ikin nga vendet e tyre për shkak të luftës dhe persekutimit.
Papa ka bërë thirrje që shtetet e angazhuara në këtë proces “të arrijnë mirëkuptimin për të garantuar, me përgjegjshmëri dhe humanizëm, mbështetjen dhe mbrojtjen ndaj atyre që detyrohen të largohen nga vendet e tyre”.
Papa ka ftuar gjithashtu njerëzit të kontribuojnë në pritjen dhe integrimin e të ardhurve. “Secili prej nesh duhet t’u gjendet afër refugjatëve, të gjejë momente për t’u afruar dhe të kontribuojë, në mënyrë që ata të integrohen në komunitetet pritëse”.



