“Zvërneci”, Malltezi: Rezultoi që janë 4 projekte, vetëm një prej tyre parashikonte 10 mijë shtretër. Ndikimi në mjedis, i jashtëzakonshëm (VIDEO)

“Zvërneci”, Malltezi: Rezultoi që janë 4 projekte, vetëm një prej tyre parashikonte 10 mijë shtretër. Ndikimi në mjedis, i jashtëzakonshëm (VIDEO)

Jamarbër Malltezi, drejtuesi departamentit te Mjedisit, Pyjeve dhe Turizmit në PD tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se në Zvërnec janë planifikuar të bëhen jo një, por katër projekte ndryshe nga se deklaroi kryeministri Rama. 

 

Duke vijuar Malltezi tha se ndikimi në mjedis është shumë i madh duke qene se nuk ka dhe një vlerësim strategjik mjedisor dhe se në një projektet parashikonte të bënte 10 mijë shtretër, ekuivalente me një zonë sa Vora. 

 

Rama deklaroi që nuk ka projekt, doli që jo vetëm ka projekt, por janë 4 të tilla. Ndikimi në mjedis është i tmerrshëm, është i llahtarshëm. Nuk ka një vlerësim strategjik mjedisor. Sa kapacitet ka zona? Vetëm në një nga këto projektet Rama mendonte të bënte 10 mijë shtretër. 10 mijë shtretër është një qytezë, nuk është më zonë e  mbrojtur. 10 mijë shtretër është një zonë sa Vora. Ky njeri që nuk respekton ligjin, fshihet, dhe do vetëm të blejë influencë politike, gazetarë duke shitur llokma të vendin është i pabesueshëm që nuk respekton as standardet mjedisore, as konventat ku Shqipëria është pjesë. Sillet si sulltan. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy