
Ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor do të shqyrtohen javën e ardhshme në Kuvend.
Vendimi është marrë në Konferencën e Kryetarëve.
Në Këshillin Politik nuk ka ende asnjë konsensus, ndërsa 30 shtatori është afati i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për të reflektuar ndryshimet.
Përfaqësuesi i maxhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, është shpehur se ndryshimet kushtetuese do të reflektohen në kod me apo pa opozitën jashtëparlamentare.
Mazhoranca dhe opozita parlamentare kanë dorëzuar nga një draft, ndërsa Opozita e Bashkuar jashtë Parlamentit ka dorëzuar një kërkesë zyrtare, me anë të së cilës kërkon që në rastet kur palët nuk bien dakord të kërkohet ndihma e OSBE-ODIHR-it.



