Kuvendi, kërkesë Prokurorisë: Na informoni për hetimet e dosjes CEZ

Kuvendi, kërkesë Prokurorisë: Na informoni për hetimet e dosjes CEZ

Kuvendi i është drejtuar me një shkresë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke i kërkuar informacione se në çfarë faze ndodhet hetimet për çështjen CEZ. Në shkresën e nënshkruar nga sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genci Gjonçaj, thuhet se afati 3 mujor i zgjatjes së hetimeve ka përfunduar më 31 tetor.

Por, pak ditë më parë prokurorët kanë kërkuar nga Gjykata zgjatjen e afateve të hetimit edhe për tre muaj të tjerë.

"Duke qenë se afati 3 mujor prë zgjatjen e afatit të hetimeve i vendosur nga GJykata ka përfunduar më datë 31 tetor 2018, Kuvendi i Shqipërisë në cilësinë e palës së interesuar në këtë proces (kallëzues), mbështetur në nenin 105 të Kodit të Procedurës Penale, kërkon të na informoni në lidhje me stadin ku ndodhet hetimi i kësaj çështjeje si dhe të na vini në dispozicion kopje, ekstrakte ose vërtetime të akteve të veçanta që dispononi", thuhet në letrën drejtuar Elisabeta Imerajt, drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Tiranë.

Hetimet mbi çështjen e shumëpërfolur “CEZ”, mbahen peng nga dëshmia e biznesmenit kosovar, Nue Kalaj. Përmes një leterporosie autoritetet kosovare informojnë prokurorinë shqiptare se kërkimet policore për gjetjen e Kalajt nuk kanë dhënë rezultat. Nue Kalaj, njihet si njeriu i konsideruar nga socialistët si sekser në procesin e privatimit të OST nga kompania çeke CEZ, konsiderohet si provë kyce për t’i dhënë zgjidhje cështjes, Prokuroria ka vështirësi për të dalë në vendimmarrje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy