Erion Isai merret i pandehur/ Sako: Në Bashkinë e Kolonjë kemi një skemë të ngjashme si 5D (VIDEO)

Erion Isai merret i pandehur/ Sako: Në Bashkinë e Kolonjë kemi një skemë të ngjashme si 5D (VIDEO)

Avokati Ibrahim Sako tha në studion e MCN Live se në Bashkinë e Kolonjës kemi një skemë të ngjashme si 5D në Tiranë. 

Në Bashkinë e Kolonjës kemi një mini 5D për veprave dhe prokurimeve publike që ky institucion ka kryer.

Isai është marrë i pandehur, i është komunikuar akuza nga prokurori i SPAK për disa vepra penale, si favorizim në tendera, shpërdorim detyre dhe falsifikim i dokumenteve. 

Së pari bëhet fjalë për ujësjellësin e Kolonjës, një vepër që i ka shkaktuar një dëm ekonomik shtetit dhe kompanive të tjera private që ushtrojnë aktivitetin në fushën e hidrocentraleve dhe energjisë në këtë zonë për arsye se në projektin e bërë nga bashkia Kolonjë, është bërë projekt që i tejkalon nevojat që kanë qytetarët e Kolonjës për të pasur ujë të pijshëm. Ky projekt është zmadhuar, me qëllim përfitimin e të mirave monetare. Është abuzuar.

Sako tha se Isai rrezikon të dënohet me burg. 

Isai është akuzuar herët nga persona të ndryshme. Ka pasur dhe akuza të tjera për prerje pyjesh etj., por nuk janë objekt i këtij hetimi. Dyshues ka qenë fakt që në Bashkinë e Ersekës ka qenë dy firma që përfitonin tendera. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy