Spanjë/ Katy Perry nën hetim për një videoklip të xhiruar në dunat e mbrojtura të rërës

Spanjë/ Katy Perry nën hetim për një videoklip të xhiruar në dunat e mbrojtura të rërës

<p>Zyrtarët në Spanjë po hetojnë këngëtaren Katy Perry, pasi dyshohet se ka filmuar një video muzikore pa leje në dunat në Ishujt Balearik, të cilat konsiderohen sensitive nga pikëpamja ekologjike.</p> <p>Videoja për këngën e saj të fundit Liftimes&nbsp;tregon këngëtaren duke shijuar plazhet dhe duke festuar në klube në ishujt Ibiza dhe Formentera. Por skenat që besohet se janë filmuar në mes të dunave të mbrojtura në ishullin S'Espalmador në Formentera kanë ngjallur shqetësim.</p> <p>Një deklaratë nga qeveria spanjolle pretendonte se kompania e prodhimit përgjegjës për videon nuk kishte kërkuar leje. Katy Perry nuk ka komentuar.</p> <p>Zyrtarët theksuan se Katy Perry nuk ishte nën hetim për ato që i quajtën "krime kundër mjedisit", pasi xhirimet mund të autorizohen në zonë.</p>

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy