E bën sërish, Papa Françesku përmend term ofendues ndaj homoseksualëve

E bën sërish, Papa Françesku përmend term ofendues ndaj homoseksualëve

Papa Françesku sërish ka përdorur një fjalë ofenduese për homoseksualët, për të cilën ai kërkoi falje muajin e kaluar.

Media italiane ka raportuar se papa kishte përdorur fjalën “frociaggine”, një term vulgar e nënçmues për homoseksualët, në maj gjatë një takimi me peshkopë.

Sipas ANSA-s, papa e ka përsëritur këtë term edhe të martën kur ka takuar priftërinjtë. Përveç termit, ai thuhet të ketë thënë se “është më mirë që të rinjtë me tendencë homoseksuale të mos lejohen të trajnohen për prift”.

Zyra për media e Vatikanit i është referuar një deklarate të lëshuar të martën ku shkruhet se papa ka theksuar rëndësinë për mirëpritjen e homoseksualëve në kishë.

Një media italiane ka raportuar se disa peshkopë që ishin në takim kanë thënë se Papa nuk e ka kuptuar se termi italian është ofendues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy