Covid-19 në ushtri, 9 persona të infektuar gjatë pandemisë, 5 prej tyre në misione

Covid-19 në ushtri, 9 persona të infektuar gjatë pandemisë, 5 prej tyre në misione

Që prej fillimit të pandemisë dhe deri me 15 qershor , 9 persona janë infektuar nga koronavirusi nga radhët e personelit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura. Në total janë kryer 200 testime.

Të dhënat u bënë me dije nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku gjatë një raportimi në Komisionin e Sigurisë.

"Nga këta 5 në misione; 4 në KFOR dhe 1 në Afganistan dhe 4 të tjerë në Shqipëri. Katër prej tyre kanë qenë të shtruar në spitalin e Infektivit në Tiranë por jo në gjendje kritike serioze, një i karantinuar në Afganistan dhe të tjerët të karantinuar në vendbanimet e tyre. Të gjithë janë ndjekur nga mjekë të njësisë mjekësore ushtarake, komandave në operacion dhe mjeku i familjes."

Ai nënvizoi se pavarësisht situatës me pandeminë Covid-19, FA kanë realizuar të gjitha detyrat kushtetuese pa cënuar gatishmërinë luftarake si monitorimi i hapësirës ajrore dhe tokësore, zbatimi i ligjshmërisë në hapësirën detare dhe ruajtja e sigurisë i gjithë personelit dhe instalimeve ushtarake.

Kollçaku tha se Forcat e Armatosura në kontakt të ngushtë me task-forcën e NATO-s dhe sipas udhëzimeve të tyre po planizojnë masat që duhet të marrin për një valë të dytë të mundshme të Covid 19  në vjeshtën e këtij viti.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy