Silva Bino përfundon dëshminë në SPAK, 1 orë në Prokurorinë e Posaçme (VIDEO)

Silva Bino përfundon dëshminë në SPAK, 1 orë në Prokurorinë e Posaçme (VIDEO)

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino, ka përfunduar pas afro një ore dëshminë e saj në Prokurorinë e Posaçme, SPAK.

Nuk dihen ende arsyet e thirrjes së Binos në SPAK dhe çështja për të cilën ajo është marrë në pyetje nga prokurorët e Antikorrupsionit.

Gazetari Arsen Rusta raporton se Bino nuk pranoi të fliste për mediat, por në një reagim të shkurtër ajo tha:

Isha për një punë, s’isha për asgjë, s’kam lidhje me çështjen e fundit që po heton SPAK”.

Rusta po ashtu bën me dije se SPAK tha se kishte një fletë-thirrje për znj. Bino por nuk dha detaje të mëtejshme. 

Kujtojmë që Silva Bino ka qenë drejtoreshë e ISHP-së në periudhën e pandemisë.

Pak ditë më parë, sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro dhe vartësja e saj, Luara Shteto, u arrestuan për korrupsion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy