Debati me Fifin mbi virgjërinë/ Lekatari: Ka nevojë për ndihmë dhe të respektojë më shumë veten

Debati me Fifin mbi virgjërinë/ Lekatari: Ka nevojë për ndihmë dhe të respektojë më shumë veten

Gazetarja Zhaklin Lekatari kritikoi edhe një herë në emisionin “Arnautistan” këngëtaren Fifi, pasi kjo e fundit bëri një postim në Instagram, ku shkruajti se i vjen keq që s’është ruajtur për të dashurin, çka u interpretua se lidhej me virgjërinë. Lekatari tha se është e papranueshme që në shekullin XXI është e papranueshme të promovohet një konstrukt patriarkal. Lekatari tha se Fifi ka nevojë për ndihmë dhe të respektojë më shumë veten.

Nuk më pëlqejnë deklaratat e Fifit që stigmatizojnë dhe seksualizojnë dhe objektifikojnë vajzat dhe gratë. Kur je personazh publik që ke një mori ndjekësish, ti ke përgjegjësi, duhet të kesh kujdes për mesazhet që jep. Në shekullin XXI për mua është e papranueshme të promovojmë një konstrukt patriarkal, që nga ana shkencore nuk ekziston. Është vetobjektifikim, veten tende ia dhuron dikujt. Duke qenë tekstshkruese, duke njohur shqipen, duke qenë gegërishtja një dialekt i pasur, unë mendoj që ajo ka pasur qindra alternativa për ta shkruar këtë gjë. Sigurisht që ajo e mendon këtë gjë. Ajo ka probleme, dhe ka nevojë për ndihmë dhe të respektojë më shumë veten. Është i rëndësishëm mesazhi që marrin vajzat e vogla, që janë të ndrydhura në këtë shoqëri”.

Lekatari vuri në dukje se është për barazi gjinore, dhe jo epërsi të gruas ndaj burrit.

Jam për barazi gjinore, s’dua epërsinë e gruas. Dua që burri dhe gruaja të ecin së bashku, jo të kolonizojnë palën tjetër.  Unë jam e trembur nga lufta mes konservatorëve dhe demokratëve. Epoka postmoderne po vendos etiketa që mua më qëndrojnë ngushtë. Diferenca mes lirisë së tepëruar dhe asaj që do donim ne është përgjegjësia. Duhet të kesh ndërgjegje dhe vetëdije, të mos dëmtosh të tjerët. Gabimi i politikave të reja është që s’e vendosin theksin te individi. Pavarësisht praktikave seksuale është e rëndësishme të respektojmë individit. Ne jemi të gjithë të ndryshëm dhe reagojmë dhunshëm ndaj fenomeneve që s’kuptojmë. Diversiteti është i bukur. Demokracia kjo është që të jetojmë së bashku të ndryshëm”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy