
Vajza e milionerit, Bill Gates, Jennifer Gates, 23 vjeç, njoftoi me një foto në “Instagram” për fejesën e saj me milionerin egjiptian dhe kampionin e kalërimit, Nayel Nassar.
"Nayel je unik. Fundjavën e shkuar me gjithë mend më bërë të humbas mendjen, duke më befasuar në vendin më domethënës të një prej pasioneve tona të përbashkëta", shkruajti vajza e themeluesit të Microsoft, duke postuar një fotografi të të dyve në dëborë. "Mezi pres që ta kaloj pjesën tjetër të jetës tonë duke mësuar, duke u rritur, duke qeshur së bashku", k ashtuar ajo po në “Instagram”.
"Ndihem njeriu më fatlum dhe më i lumtur në botë. Jenn je gjithçka që mund të kisha imagjinuar dhe shumë më tepër. Mezi pres të vazhdojmë së bashku këtë udhëtim të quajtur jetë dhe Unë thjesht nuk mund ta imagjinoj timen pa ty më", shkruan dhe ai në “Instagram”.
Të dy kanë ndjekur Universitetin Stanford dhe ndajnë të njëjtin pasion për kalërimin. /Ansa/



