
Analisti Andi Tela i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN u shpreh se kandidati për president i ekzekutuar gjatë një tubimi në Ekuador, Fernando Villavicencio, kishte denoncuar disa herë sistemin korruptiv të vendit, ku ndër rastet që kishte përmendur ishte dhe kushtet e krijuara nga sistemi për lirimin nga burgu të shqiptarit Dritan Rexhepi.
“Kandidati për president i vrarë në Ekuador ka denoncuar si është liruar nga burgu Dritan Rexhepi sepse gjyqtari që i ka dhënë mundësinë për tu larguar nga burgu për të vuajtur dënimin në shtëpi, si dhe mjeku që e ndihmoi, u denoncuan nga kandidati i vrarë tashmë.”



