LAJMI FUNDIT/ Kapet në Holandë autori i atentatit ndaj fisit Çapja në Elbasan

LAJMI FUNDIT/ Kapet në Holandë autori i atentatit ndaj fisit Çapja në Elbasan

Policia holandeze ka arrestuar ditën e sotme Shkëlzen Hasanpapajn, i cili ishte shpallur në kërkim si atentator i familjes Çapja.

Në këtë ngjarje u plagos miku i Çapjes, Bledar Muça, si dhe një punonjëse policie e cila ishte rastësisht aty.

Hetimet e policisë bazuar edhe në pamjet e kamerave të sigurisë së një biznesi aty pranë qartësuan, pamjen fizike të një prej të dyshuarve.

Ai përputhej me një person që sipas policisë është identifikuar fillimisht në rrugë operative. Po ashtu hetimi i mëtejshëm i policisë, bazuar në deklarime dhe ballafaqime të dhënash e dëshmish, provoi autorësinë e të dyshuarit.

Madje për të mësohet se policia ka prova të rëndësishme që dokumentojnë praninë në vendin e ngjarjes me 6 maj të vitit të kaluar në Elbasan.

Arrestimi i të dyshuarit mund të sillte zbardhjen e atentatit të 6 majit, por edhe një zbardhje të serialit të hakmarrjeve mes familjeve Çapja dhe Mema në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur në shkurt të vitit të kaluar, ku mbetën të vrarë katër anëtarë të kësaj familjeje dhe për 19-vjeçarin kishte një urdhërarrest ndërkombëtar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy