Trump fton Presidentin Xi në ceremoninë e tij të përurimit

Trump fton Presidentin Xi në ceremoninë e tij të përurimit

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka ftuar presidentin kinez Xi Jinping të marrë pjesë në inaugurimin e tij më 20 janar, raportoi të mërkurën CBS News.

Ftesau bë në fillim të nëntorit, menjëherë pas fitores së Trumpit në zgjedhje, thanë burime të shumta për median. Mbetet e paqartë nëse Xi ka pranuar.

Në një intervistë të kohëve të fundit në NBC News, Trump tha se "ai ka një raport shumë të mirë" me Xi", dhe ata kishin komunikuar javën e kaluar.

Presidenti i zgjedhur është zotuar se do të godasë vendin me një "tarifë shtesë prej 10%, mbi çdo tarifë shtesë" nëse nuk merr masa kundër trafikimit të fentanilit, një kontribues i madh në krizën e opioideve.

Gjatë fushatës së tij ai kërcënoi me tarifa mbi 60% për importet amerikane nga Kina.

Presidenti Xi Jinping paralajmëroi të martën se asnjëra palë nuk do të dalë fitimtare në rast të një lufte tregtare.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy