Bushati: Qeveri personale e Ramës me "kukulla qesharake". Mënyra si i emëron ministrat i zhvesh ata nga dinjiteti

Bushati: Qeveri personale e Ramës me "kukulla qesharake". Mënyra si i emëron ministrat i zhvesh ata nga dinjiteti

Kryeministri Edi Rama prezantoi këtë javë kabinetin e ri qeveritar, të katërtin me radhë që ai drejton, i karakterizuar nga rikthime, ndryshime dhe risitë të bujshme, të cilat kanë shkaktuar diskutime të gjera në opinionin publik.

Por për analistin Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, kjo nuk është një qeveri që i përket Partisë Socialiste apo qytetarëve shqiptarë, por një qeveri personale e Edi Ramës, ku ministrat nuk përfaqësojnë asnjë vlerë reale përveç vullnetit të kreut të qeverisë.

Kjo nuk është një qeveri e Partisë Socialiste, nuk është as e shqiptarëve. 

Është një qeveri personale e Edi Ramës. 

Ai ka mbledhur kë ka dashur vetë dhe u ka thënë: ‘Ju do të jeni ministra’. Ka qenë një vendimmarrje e njëanshme, e papërfaqësuar, dhe e zhveshur nga çdo konsultim demokratik. 

Duke analizuar mënyrën se si u prezantuan disa emra të rinj, ata janë si “kukulla qesharake”, të vendosur aty pa peshë politike apo përgatitje institucionale.

Qeveritë në çdo vend perëndimor bëhen me diskutime të brendshme në parti, përfaqësojnë flukse dhe ekuilibra. Këtu kemi një kabinet të ndërtuar me emra të komanduar nga lart, pa asnjë debat.

 Janë njerëz që pretendohet se do të drejtojnë politika të rëndësishme për vendin, por as nuk janë pyetur më parë nëse janë të gatshëm apo të përgatitur për këtë detyrë.”

Në një realitet normal, Ogerta mund të thoshte: ‘Nuk jam gati për Tiranën’. Por ajo e mori vesh aty për aty. Vetë mënyra se si Rama prezanton ministrat e tij i zhvesh ata nga çdo dinjitet personal dhe politik. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy