Pse disa foshnje kanë flokë dhe disa të tjerë jo

Pse disa foshnje kanë flokë dhe disa të tjerë jo

Ekziston një “përrallë” e vjetër e grave që thotë se një grua që përjeton urth gjatë shtatzënisë do të ketë një fëmijë me një kokë plot me flokë.

Në vitin 2006, studiuesit e studiuan këtë dhe zbuluan se nga 28 gra që kishin urth, 23 prej tyre kishin foshnje me shumë flokë. Ata besonin se hormonet gjatë shtatzënësisë mund të kontrollonin edhe rritjen e flokëve të foshnjës. Pavarësisht nëse është apo jo e vërtetë, disa foshnje lindin me flokë dhe disa jo.

Lidhur me fenomenin kurioz për flokët e foshnjeve Bright Side shkruan se të gjitha bebet lindin me të gjitha gjëndrat e flokëve që ata do të kenë. Sidoqoftë, flokët e një foshnje ose mungesa e tyre mund të kenë pak ngjashmëri me flokët që do të kenë kur të rriten.

Një fëmijë i lindur me flokë të plotë mund të bëhet tullac disa muaj më vonë, dhe një fëmije tullac mund ti rriten flokë të trashë pas disa kohësh. Flokët e tyre të reja mund të jenë madje shumë të ndryshme nga raundi i tyre i parë i flokëve.

-Gjenetika mund të luajë një rol në këtë.

Ndërsa ekspertët nuk janë 100% të sigurt pse disa foshnje lindin me flokë dhe disa nuk kanë, ata besojnë se gjenet dhe ADN-ja mund të kenë lidhje me të. Zakonisht, rritja e flokëve ndodh rreth javës së tridhjetë të shtatzënisë.

-Mund të jetë për shkak të hormoneve të nënës.

Nivelet e hormoneve janë të larta brenda mitrës, kështu që ato mund të ndihmojnë për të nxitur edhe rritjen e flokëve të foshnjës. Sidoqoftë, pas lindjes, nivelet e hormoneve bien ndjeshëm. Kjo ngadalëson rritjen e flokëve të një të porsalinduri.

-Foshnjave tullace nuk u mungojnë domosdoshmërisht lëndët ushqyese.

Meqenëse foshnjat kanë lindur me sasi të ndryshme flokësh, disa prindër mund të shqetësohen se kjo është për shkak se nëna nuk kishte ushqyes të mjaftueshëm gjatë shtatzënisë ose foshnja nuk merrte kalcium të mjaftueshëm. Por këto në të vërtetë nuk janë të vërteta dhe është normale që foshnjat të kenë flokë të pakët deri në moshën 1. Vetëm nëse foshnja nuk ka hekur të mjaftueshëm ose vuan nga ndonjë sëmundje, rritja e flokëve të tyre mund të preket, por zakonisht, do të ketë shenja të tjera që nuk kanë të bëjnë edhe me flokët.

-Është normale që bebet të kenë humbje të flokëve

Shumica e të porsalindurve humbin pak ose të gjitha flokët e tyre në 6 muajt e parë të jetës. Është e zakonshme që ata të humbin flokët e tyre si rezultat i fërkimit të kokës në dyshek. Do të ketë më pak fërkime të tilla sapo ata të fillojnë të lëvizin më shumë, të ulen ose thjesht të tejkalojnë këto zakone.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy