Ivanka Trump lavdëron fjalimin e Oprah Winfreyt në "Golden Globes"

Ivanka Trump lavdëron fjalimin e Oprah Winfreyt në "Golden Globes"

Ivanka Trump, vajza dhe këshilltarja e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e vlerësoi lart fjalimin e yllit televiziv, Oprah Winfrey, i cili ka shkaktuar thashetheme për kandidimin e saj të mundshëm për presidente të SHBA-së.

Trump tha se fjalimi në ceremoninë e ndarjes së Çmimeve Golden Globes, këtë javë, ka qenë “i fuqishëm dhe frymëzues”. Winfrey ka folur me pasion për racën dhe seksizmin, si dhe për rëndësinë e trajtimit të pabarazisë. Fjalimi ka çuar në thirrjet për kandidimin e saj në zgjedhjet presidenciale në SHBA në vitin 2020.

Në këtë garë pritet të garojë edhe presidenti aktual, Donald Trump. “Le të bashkohemi të gjithë, burra dhe gra, dhe të themi koha është tani”, ka thënë Ivanka Trump përmes një postimi në "Twitter". “Koha është tani” është një fushatë për të ndihmuar në luftimin e ngacmimeve seksuale në industrinë e filimit dhe vende të tjera të punës.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy