“AKSHI, lojërat e fatit, pastrim parash”,  Cakrani: Mafia është prekur nga temat e trajtuara nga MCN TV

“AKSHI, lojërat e fatit, pastrim parash”, Cakrani: Mafia është prekur nga temat e trajtuara nga MCN TV

Avokati Kujtim Cakrani ka denoncuar në MCN Live ndikimin e grupeve kriminale në institucionet e shtetit dhe kërcënimin e mediave, duke vënë theksin tek rasti i pronarit të MCN TV, Endri Meksi.

 

Padyshim që puna private e Endri Meksit është një nga ato punë të cilat mafia ka interes, dhe ka prekur tre tema që televizioni juaj ka trajtuar: temën e AKSHI-t, lojërat e fatit, dhe investimet strategjike si Durana, që janë shfrytëzuar për skema të pastrimit të parave. Këto janë tema që asnjë TV tjetër nuk i ka trajtuar.

 

Ai theksoi se për herë të parë AKSHI është trajtuar si grup i strukturuar kriminal, duke krahasuar situatën në Shqipëri me atë të Siçilisë së viteve ’80. 

 

Sot MCN është pjesë e jetës së përditshme të shqiptarëve dhe ka prekur opinionin publik, duke pyetur se si është e mundur që grupet kriminale të shkojnë te dera e televizionit dhe të kërcënojnë drejtuesin e tij.

 

Avokati paralajmëroi se situata është alarmante dhe se kërcënimet ndaj mediave janë një paralajmërim për të gjithë ata që kërkojnë rend dhe lirinë e fjalës.

 

Nesër do gjenden përballë asaj situate që nesër do t’u shkojë te dera e shtëpisë së tyre.

 

Cakrani shtoi se mafia ka kapur administratën publike, duke futur njerëzit e saj në ministri, financa dhe parlament, duke penguar drejtësinë dhe duke krijuar një ambient ku ligji nuk funksionon. 

 

Duke qenë se kanë sigurinë për të shkelur ligjin, gjykatat dhe drejtësia janë kapur, dhe nuk ke ku të ankohesh sepse këtu gjyqtarët kanë frikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy