
Eksperti i IT Gent Progni në një lidhje skype me MCN Live ka komentuar lidhur me hakerimin e ndodhur për kompaninë One të cilin e konsideron një problem më të madh se hakerimi.
Ai tha se është hakeruar edhe AKEP dhe se virusin e kemi akoma në sistem dhe sipas tij 99% hakërrimi është i brendshëm.
Realisht është shumë serioze se hakerimi i një kompanie telefonie nuk është vetëm thjesht hakerim ato japin shërbime dhe për bankat dhe institucione të tjera por dhe llogaritë tona në FB. Kështu që është problem shumë herë më i madh se hakerimi i një biznesi, është pamundësia për të mos parë televizion apo për të mos pasur internet.
E shoh biznes shumë të madh, plus që s’ka qenë vetëm hakerimi i One, por ka qenë rënie e sistemit TIMS, faqja e parlamentit dhe kemi pasur informacione se është hakeruar dhe AKEP, që është një nga institucionet që ka domenet tona, të gjithë rrjetin e networ. Gjithashtiu dhe Air Albania është hakerar dhe nga informacionet e fundit që kemi marrë IP të Akshit janë përfshirë në këtë sulm, që do të thotë se nga IP e tij janë sulmuar dhe institucione të tjera që do të thotë se virusi jemi vetëm ne. Po shkojmë në pikën që 99% ky hakerim është i brendshëm dhe s’kanë lidhje iranianët.
Një shembull si ka mundësi që sa herë hapet një tender me vlera të mëdha në AKSH kemi një zgjim të grupit Homeland Justice, si ka mundësi që është hedhur një certifikatë personale e një personi që jeton në Tiranë dhe është fshirë në 7 sekonda dhe askush nuk ka hetuar. Ajo certifikatë ka një ID gjenerimi që tregon se nëpërmjet lobeve të serverit tregon se kush kompjuter dhe user e ka gjeneruar këtë certifikatë dhe ti mund të zbulosh se kush është pas kësaj certifikate.
Si ka mundësi që 4 muaj ka qenë në gjumë Homeland Justice dhe pas një komunikate timen u zgjua dhe tha jemi akoma këtu. Sapo u anulua tenderi për certifikata elektronike ky grup u zgjua dhe sulmoi një server të parlamentit që ka qenë dhe më parë i hakeruar. Si ka mundësi që ky sistem është kaq lehtë i hakeruar. Këto janë disa pyetje teknike që kushdo që merret me teknologji informacioni e kupton se është një linjë e brendshme dhe mendoj se kemi rastin unikal në botë që serverat tona hakerohen nga njerëz të brendshëm dhe shteti shtantazhohet lidhur me tendera të caktuar.
Sa i përket AKCESK, Progni u shpreh se kemi një institucion që drejtohet nga Igli Tafa dhe publikon vetëm lajme të hakerimeve që ndodhin në botë. Sipas tij, ky institucion është institucion që duhet të monitorojë çështje të sigurisë kibernetike dhe ai realisht është bërë qesharak dhe është institucion që dhe kur kemi zbuluar fakte teknike, pasëë ishte lënë në një tekst file dhe ti mundtë merrje çdo informacion në databazë.
Ky institucion në vend që të marrë masa dhe të çojë për ndjekje penale drejtues të caktuar ky bëhet pjesë e krimit, e këtyre paaftësive duke manipuluar provat dhe duke fshirë provat në sistemet tona. Pra ky institucion bëhet palë me ata që gabojnë dhe kanë vjedhur në tendera. Nga ky institucion nuk pres asgjë sepse e vetmja gjë që bën është publikimi i njoftimeve qesharake. Nëse do kishte dëshirë të rregullonte gjërat duhet të bënte taksime të përjavshme. hakerimi i One ne kemi akses në server virtualizimi që do të ISO07001 është e njëjta hakerim si në rastin e-albania dhe AKSH. Pra ata futen dhe kanë akses të plotë.
E njëjta gjë ka ndodhur dhe në serverin e faqes së parlamentit. Pra në tre vite që ne kemi kaluar dhe themi se kemi rritur nivelin e sigurisë, dhe ndërkohë ne hakerohemi me të njëjtën mënyrë si në herën e parë dhe kjo do të thotë se nuk kemi marrë asnjë masë dhe neglizhenca dhe paaftësia është shumë e madhe. Kam tre vite që po e bëj këtë gjë, e kam çuar në SPAK dhe po e publikoj çdo ditë dhe si ka mundësi që nuk thirrem asnjëherë dhe se di se çfarë po ndodh. Kjo është një dëshirë e madhe për ta fshehur këtë gjë dhe për ta lënë në heshtje dhe e shoh nga të gjithë grupet e interesit që kjo gjë të lihet në heshtje.
ONE po punojnë IT për ta rikthyer sistemin por s’kanë kuptuar se nga është marrë ky akses. Ata mund të bien sërish pre e hakërrimit dhe nuk kanë garanci. Mendoj se në këtë pikë duhet ta kuptojnë të gjithë bizneset private që të ulin me këmbë në tokë drejtuesit tanë të institucioneve që të marrin masa reale se ndryshe do bien pre dhe biznese të tjera që janë grup interesi me aksh dhe do jetë shumë vonë për ta se në rast falimentimi dëmi është jo vetëm i kompanisë por dhe i gjithë shqiptarëve.
I pyetur se One dhe Vodafone vihet re që nuk bëjnë pjesë në AKSCESK, pse ndodh kjo, Progni u përgjigj se këtu kemi të bëjmë me një mënyrë për të mos pasur kontroll të qëllimshëm në biznese të mëdha për shkak të vjedhjeve të shumta që bëhen.
Është alogjike sepse ne kemi një ligj që thotë se për çdo biznes që ka mbi 3 mijë përdorues duhet të jetë pjesë e këtij ligji dhe këto kompani nuk bëhen pjesë. Këtu futet korrupsioni më i madh që futet në këtë ekosistem sepse nuk i intereson asnjërës palë të kontrollojë njëra tjetrën, sepse i interesojnë zarfet e mara nën dorë. Ne kemi kompani që shpërndajnë internet që se kanë atë sasi për numrin e përdoruesve që kanë. Prandaj dhe nuk duan që kjo temë të hapet askund. Prandaj dhe ky njeri duhet të kishte dhënë dorëheqjen me kohë ose të ishte përballë ligjit. Unë i kam përgatitur dosjet për SPAK, për vulën elektronike dhe pasw dollarë dollarë kthesa Kamzës sepse kemi shpërdorim detyre nga ky drejtues. Nga ky institucion nuk kemi çfarë të presim kur heq dy kompani të mëdha nga risku i hakerimit.
Lidhur me një koment për AKEP, ai theksoi se çfarë mund të thotë për të kur kemi një faqe interneti që vjedh filma i publikon dhe akoma se mbyllin dot, filma24.
Grupi Homlet Justin ka fshirë një nga serverat kryesorë të AKEP dhe shumë faqe web kanë dalë ofline dhe ky institucion s’ka guximin as ta pranojë. Duke e fshehur ata mendojnë se do arrijnë në një pikë që nuk cënohet imazhi i institucionit por duke vepruar kështu i bëjnë më keq gjërat. Sa i përket parlamentit mendoj se është fiks si një skenar filmi që për të hequr vëmendjen nga një gjë e madhe siç është hakerimi i one, sulmohet dhe kuvendi, një server që duhet të ishte i super mbrojtur sot. Është kamuflim i asaj që po ndodh sot. Kuvendi është thjeshtë një shtojcë e vogël për të përfshirë dhe pak politikën. Serveri i kuvendit është sulmuar nga një IP e AKSHIT dhe kushdo që merr vesh pak nga kjo gjë, AKSHI është akoma i virusuar ose AKSHI është vetë iraniani.



