
Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku zhvilloi pasiten e sotme (10 janar) një takim me ambasadoren e Bashkimit Europian në vendin tonë Romana Vlahutin.
Takimi i Markut me ambasadoren zgjati rreth 50 minuta dhe vjen edhe në një moment kur institucionet e Prokurorisë ne rrethe janë përfshirë nga një valë ndryshimesh.
Burime për "TemA Tv" nga delagacioni i BE në vendin tonë, bëjnë me dije se takimi u bë në kuadër të komunikimt të rregullt për çeshtjet e sundimit te ligjit (shtetit ligjor) me zyrtaret përgjegjës të institucioneve relevante. Sundimi i ligjit përbën një prioritet absolut për axhendën evropiane të Shqipërisë, përfshirë zbatimin e reformës në drejtësi dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ky është takimi i parë i Kryeprokurores me Vlahutin që prej marrjes së detyrës. Marku më herët ka takuar edhe ambasadorin amerikan Donald Lu, por edhe ambasadorë të tjerë të akreditur në vendin tonë.



