Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, nuk e ka humbur rastin për të lëshuar një batutë në lidhje me presidentin e ri francez dhe Zonjën e Parë.
Gjatë një takimi në Monza, në mbështetje të kandidatit të Forza Italia-s për kryetar bashkie, Berlusconi komentoi çiftin presidencial francez, duke thënë: “Macron ka një mama të bukur (bella mama) që e mban nën sqetull”.
Emmanuel Macron mori detyrën si president i Francës pak ditë më parë. Ai është 39 vjeç, ndërsa e shoqja, Brigitte Macron, është 64 vjeçe.
Berlusconi njihet për batutat në lidhje me krerët e shteteve. Vite më parë, kur Barack Obama u zgjodh president i SHBA-ve, Berlusconi e komentoi si “i bukur dhe i nxirë nga dielli”.



