
Abu Hamza, zëdhënës i Brigadave al-Quds, krahu i armatosur i Xhihadit Islamik Palestinez, thotë se disa pengje izraelite tentuan të vetëvriteshin.
Në një postim në Telegram ai shtoi se një veprim i tillë ndodhi për shkak të zhgënjimit me neglizhencën e qeverisë izraelite ndaj situatës së tyre dhe trajtimit të bërë nga njësitë e brigadës të cilat “po i privojnë disa nga privilegjet që u ishin dhënë para krimit të tmerrshëm të Nuseirat të kryer nga ushtria kriminale naziste armike e Izraelit”.
Muajin e kaluar, forcat izraelite vranë më shumë se 270 palestinezë në kampin e refugjatëve Nuseirat gjatë një operacioni për lirimin e katër pengjeve.
Ndërkohë rreth 700 të tjerë u plagosën.

Hamza tha se vendimi për të trajtuar pengjet në të njëjtën mënyrë si të burgosurit palestinezë në burgjet izraelite do të mbetet në fuqi për sa kohë që qeveria izraelite vazhdon masat e saj të padrejta kundër popullit tonë dhe të burgosurve tanë.



