Mbytet varka me emigrantë në ujërat malteze, 9 të vdekur

Mbytet varka me emigrantë në ujërat malteze, 9 të vdekur

Të paktën nëntë persona, mes të cilëve një vajzë e vogël, kanë humbur jetën pasi një varkë u mbyt në zonën malteze SAR, raportojnë mediat italiane.

Gjashtë persona u dërguan në spital, gjendja e të cilëve është kritike ndërsa 23 të mbijetuar të tjerë u dërguan në ishullin italian Lampedusa.

Nga dëshmitë e para që policia arriti të merrte, në varkë po udhëtonin 46 emigrantë nga Guinea, Burkina Faso, Mali dhe Bregu i Fildishtë, të cilët u larguan të dielën në mbrëmje nga Sfax në Tunizi.

Një ditë më parë, një tjetër tragjedi detare u shënua në ujërat greke. Një gomone që transportonte emigrantë të paligjshëm u fundos, ku për pasojë humbën jetën tre vajza të mitura.

19 persona u shpëtuan, mes tyre tetë fëmijë, më i vogli prej të cilëve vetëm 30 ditësh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy