PS dënon sulmin ndaj Nikollës: E turpshme të përdorësh një vajzë për të dhunuar një grua

PS dënon sulmin ndaj Nikollës: E turpshme të përdorësh një vajzë për të dhunuar një grua

Partia Socialiste e dënoi sulmin e djeshëm ndaj ministres së Arsimit, Lindita Nikolla. Në një deklaratë për mediat, deputetja Olta Xhaçka e cilësoi sulmin një akt të shëmtuar që nuk merion asnjë reagim, pasi është shprehje e mjerimit mendor dhe etik. Por PS e sheh të detyrueshme të reagojë pas mbështetjes së këtij akti nga ish-kryeministri Berisha.

“Dje, në Ditën Ndërkombëtare të Studentëve, u sulmua në mënyrë tinëzare një grua e cila jo vetëm ka udhëhequr një reformë të vështirë që i shërben të ardhmes së vendit, por që ka treguar me profesionin e saj se sa pranë kërkesave dhe interesave të të rinjve është. Personi që kreu këtë akt të shëmtuar nuk do të meritonte asnjë reagim nga ana jonë, pasi veprimi i saj nuk është asgjë tjetër përvec se shprehje e një mjerimi të madh mendor dhe etik, që meriton vetëm mëshirë.

Por reagimi bëhet i detyrueshëm, kur një personazh publik si Sali Berisha del në mbrojtje dhe mbështet publikisht dhunën ndaj ministres Nikolla”, tha Xhaçka.

Në emër të PS-së, ajo u shpreh se është përtej të turpshmes të përdorësh një vajzë për të dhunuar një grua.

“Turp për politikanë të tillë, që solidarizohen me dhunën fizike ndaj një gruaje ministre, pavarësisht se kujt force politike apo kujt qeverie i përket. Theksojmë për qytetarët, se e drejta e tubimit dhe e protestës është një e drejtë kushtetuese, thelbësore dhe e pacënueshme. Por, si çdo e drejtë njerëzore, ajo ka një limit. Limiti mbaron, atje ku fillon e drejta e tjetrit”, tha ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy