
Krahu i djathtë i liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka mbërritur në Nju Jork ku do të takohet me Sekretarin e Shtetit të SHBA Mike Pompeo, për të diskutuar rreth takimit historik Trump-Kim.
Gjenerali Kim Yong-chol fluturoi nga kryeqyteti kinez për në Nju Jork dhe ai është udhëheqsi i parë më i lartë nga Veriu që ka vizituar SHBA-në në afro 20 vjet.
Presidenti Donald Trump anuloi më parë samitin e 12 qershorit, por të dyja palët që nga ajo kohë kanë bërë përpjekje të reja për ta mbajtur atë siç ishte planifikuar.
Takimi historik që do të ishte i pari midis udhëheqësve amerikanë dhe atyre të Koresë së Veriut, ishte planifikuar të mbahej në Singapor,.
Pompeo planifikon të takohet me gjeneralin e diktatorit Kim Jong-un para bisedimeve të së enjtes.
Zyrtarët amerikanë gjithashtu janë takuar të dërguarit e Koresë së Veriut në Panmunjom në kufirin ndër-korean, ndërsa shumë diplomatë amerikanë kanë shkuar në Singapor që të përgatiten për ngjarjen.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders konfirmoi se udhëheqësit ende nuk kanë planifikuar të takohen muajin e ardhshëm.
"Siç thotë presidenti, nëse ndodh, ne me siguri do të jemi gati," tha Sanders.
Nërkohë një tjetët lëvizje diplomatike ka ndodhur përpara samitit të propozuar. Rusia njoftoi se Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov do të vizitojë Korenë e Veriut të enjten.
Shefi i diplomacisë ruse dhe Sekretari Pompeo kanë pasur një bisedë telefonike të mërkurën. Kjo është hera e parë që Pompeo bisedon me Lavrov që nga koha kur ai mori detyrën e re.



