Përmbytje në Angola, 41 të vdekur në 24 orë

Përmbytje në Angola, 41 të vdekur në 24 orë

Dyzet e një njerëz vdiqën në më pak se 24 orë nga shirat e rrëmbyeshëm që përfshinë pjesën më të madhe të Angolës në fillim të kësaj jave.

"Moti i keq midis mesnatës dhe orës 16.00 të së hënës shkaktoi gjithsej 41 vdekje", tha ministri i Brendshëm angolan Eugenio Laborinho në një konferencë shtypi në kryeqytetin Luanda. Pothuajse 12 mijë njerëz u prekën nga shirat e dendur që "shkaktuan përmbytje, shkatërrim të infrastrukturës dhe plantacioneve", sipas raporteve të Ministrisë së Brendshme. Në veçanti, shirat shkatërruan 378 shtëpi dhe 12 kisha, shkaktuan dëme serioze në mbi 2 mijë shtëpi dhe dëmtuan katër ura në dymbëdhjetë nga tetëmbëdhjetë provincat e territorit të Angolas. Shirat gjithashtu shkaktuan ndërprerje të energjisë dhe komunikimit. Zyrtarët thanë se këto reshje shiu vijnë pas një viti "thatësie të pashembullt" në jug të Angolës, thatësi e cila ka vrarë mbi 30 mijë bagëti në vend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy