Nisma për zëvëndësimin e busteve, Tafaj: Duhen emra që kanë dhënë për vendin, kemi deformime të historisë (VIDEO)

Nisma për zëvëndësimin e busteve, Tafaj: Duhen emra që kanë dhënë për vendin, kemi deformime të historisë (VIDEO)

Kreu i Shoqatës Tirana, Arben Tafaj deklaroi në studion e lajmeve të MCN Tv se e mbështet dhe e inkurajon iniciativën e “Nismës Thurrja” për heqjen dhe ndryshimin e busteve dhe emrave të rrugëve që evokojnë trashëgiminë komuniste.

Duke vijuar shpjegimin e tij, Tafaj tha se duhet të sqarohet historia dhe emrat që janë vendosur në mënyrë të padrejtë.

I ndalur dhe tek disa emra konkretë, Tafaj theksoi se busti i Avni Rustemi nuk ka vend për të qëndruar në kryeqytet pasi nuk mund të respektohet që ka gjuajtur mbi Esad Pashë Toptanin pasi historia ende është e paqartë.

Do ta falënderoja “Nismën Thurrja” dhe do e inkurajoja për nismën. Janë në të njëjtën linjë me Shoqatën Tirana që ka 30 vite që përpiqet në këtë drejtim. E them me shumë kompetencë për faktin se pas 1945 u bë hapi i parë, ai dërrmues me këtë çështje, zemra historike Tiranës, aty ku ishte xhamia e Sulejman Pashës pikërisht aty ngaqë ishte shembur pjesërisht minareja në 1945 me shpejtësinë dritës u shemb gjithë xhamia duke  hapur vendin dhe aty u vendos Partizani i Panjohur. Si duhet lexuar. Historia fillon me ne. Bashkë me këtë filloi një proces zinxhir, u hoqën emrat e rrugëve, që ishin emra dëshmorësh. U vendosën emra komunistët si Ali Demi duke i mbushur rrugët e Tiranës dhe shesh me emra të këtij niveli. Dita pas dite filluan të vendosen emra brigade sulmuesish. Sot kemi Komunën e Parisit dhe e themi me dëshirë, në Francë nuk mbahet me krenari.

Kur flasim për brigadat sulmuese, ato s’mund të jenë emra rrugësh. Lufta për çlirim ka qenë një luftë që aq sa kishte emra protagonistësh kishte dhe propagandë komuniste që vende vende e ktheu në një kauzë kush e merre pushtetin në të ardhmen. Pas 1945 që nuk pati zgjedhje të lira, kjo lloj lufte u kthye në një luftë për pushtet. E parë në këtë këndvështrim janë dhe emërtesat e më pastajme.

Për çfarë shquhet Avni Rustemi sipas komunizmit vrau Esad Pashën. Për këtë figurë janë dhjetëra historianë që kanë bindje kundërthënëse, ka filluar proces rivlerësimi për këtë lloj figure. N.q.s. do i mëshojmë rrafshit që Esadi ishte tradhtar dhe Rustemi patriot, nuk na çon askund.

Një pjesë e mirë e emërtimit të rrugëve janë risjellë në gjenezën e  tyre. Është zëvendësuar rruga e Konferenca e Pezës me rrugën e Kavajës, rruga Bajram Curri me rrugën e Dibrës. Shumë institucione, si shtëpia e fëmijës "8 nëntori" është tani shtëpia e fëmijës "Zyber Hallulli". Shkolla 7 nëntori u kthyer në “Harry Fultz” e shumë emra të tjera shkollash dhe spitalesh.

Kemi deformime të historisë. E para duhet të sqarohen momentet historike. Detyra jonë është të ngulmojmë fort për të sqaruar emrat që janë vendosur në mënyrë të padrejtë. Avni Rustemi mund ta gjesh në Gjirokastër, Vlorë. Ai s’ka vend në atë shesh që është sot dhe nuk mund të respektohet pasi ka gjuajtur mbi Esadin ndërkohë që historia është e paqartë.

Më tej, Tafaj tha se në Tiranë duhet të ndërtohen makete në mënyrë që të gjithë turistët të shohin objektet që janë zhdukur nga kryeqyteti.

Pazari i Vjetër është zhdukur, ka qenë bashkëkohës i pazareve të Ballkanit, ai nuk mund të bëhet më të bëhet një maket dhe të vendet diku ku mund të shihet. Pse të mos jetë dhe maketi i xhamisë së Sulejmanit. Kemi dhe bashkinë e vjetër të Tiranës që u shemb me dinamit, të hyjë kjo kulturë në trajtimin e historisë së Tiranës.

Përpara se t’i vihej emri Ali Demi, shkolla ka pasur emrin Ali Kukaleshi, e ka fshirë historia, po Shoqata e Tiranës i ka dhënë vendin e duhur. Ku janë këta emra pse nuk vendosen.

Kemi logjikën tonë që nëse duam të japin fytyrën reale këtij qyteti duam që përpos bibliotekave, nëpër rrugë dhe institucione duhet të kemi emrat e atyre që kanë dhënë për këtë vend. Në Tiranë nuk ka emër që nuk është i dubluar ne vendin e vet. Tirana ka vuajtur për të vënë emrat e veta, por dhe është hedhur balti mbi ta. Nëse do një komunitet apo një popull, ta sundosh priti kokat e atyre që i ka përfaqësuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy