Shkon në 5 të vdekur dhe mbi 200 të plagosur bilanci i sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë.
Deklarata u bë nga guvernatori i zonës së Saksonisë-Anhalt, Reiner Haseloff, e tha këtë gjatë një takimi me kancelarin Olaf Scholz.
Ndërkohë kancelari deklaroi se sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg është “një veprim i tmerrshëm dhe i çmendur.

Tani është e rëndësishme të sqarohen gjërat dhe ta bëjmë atë me saktësinë më të madhe.
Për mua është e rëndësishme që të mbetemi të bashkuar si vend dhe të flasim me njëri-tjetrin.
Nuk është urrejtja ajo që përcakton bashkëjetesën tonë, por fakti ne jemi një komunitet që dëshirojmë të krijojmë një të ardhme të përbashkët dhe që nuk lejojmë të fitojnë ata që duan të mbjellin urrejtje.



