Bumi i Netflix, 100 miliardë dollarë në bursë

Bumi i Netflix, 100 miliardë dollarë në bursë

Netflix është në ditët më të mira. Me një numër gjithnjë e më të madh abonentësh, gjiganti i televizionit kuotohet në bursë me një kapital mbi 100 miliardë dollarë. Netflix e ka mbyllur tremujorin e fundit të 2017-s me 8.33 milionë abonues më shumë, 6.36 milionë prej të cilëve janë abonentë të rinj në nivel ndërkombëtar dhe 1.98 milionë në SHBA.

Shifrat janë shumë më tepër se pritshmëritë pas hamendësimeve që pasuan rritjen e çmimeve për abonentët amerikanë në muajt e fundit të vitit të shkuar. Në 3-mujorin e fundit, të ardhurat e Netflix u rritën me 33%, një përqindje shumë e lartë nëse llogarit humbjet e kostove të produksioneve që u vendos të mos transmetohen, një prej tyre “House of Cards”, pas skandalit të aktorit kryesor, Kevin Spacey.

Edhe e ardhmja duket premtuese. Netflix parashikon që për vitin 2018 të shpenzojë 7.5 – 8 miliardë dollarë për produksione origjinale. Për tramujorin e parë të këtij viti priten 3.68 miliardë dollarë të ardhura dhe shtim i abonentëve me rreth 6.35 milionë të tillë.

Vetëm pesë vjet pasi në të u lançua për hërë të parë seriali i parë, Netflix ka në ekranin e tij 3 prej 5 shfaqjeve televizive më të ndjekura në nivel ndërkombëtar.     

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy