Kurdët në Suedi akuza ndaj qeverisë/ Anëtarësimi në NATO, Baski: Në kurriz të këtij komuniteti

Kurdët në Suedi akuza ndaj qeverisë/ Anëtarësimi në NATO, Baski: Në kurriz të këtij komuniteti

Popullsia kurde që jeton në Suedi pretendon se ndihet e pasigurtë që nga momenti kur parlamenti i Turqisë i dha dritën jeshile anëtarësimit të këtij shteti në NATO. Sipas komentatorit dhe autorit kurd, Kurdo Baksi komuniteti i tij ka dyshime të forta se suksesi diplomatik i Stokholmit është arritur në kurriz të të drejtave të tyre dhe se ata që pas marrëveshjes me Turqinë ndihen sistematikisht të shënjestruar.

Nuk kam kaluar kurrë një periudhë kaq të vështirë në Suedi sa tani, pasi nuk ndihemi të sigurtë.

Autori Baksi po ashtu bëri të ditur se është kontaktuar nga dhjetëra kurdë azilkërkues të cilët po hetohen nga autoritetet suedeze dhe policia.

42 kurdë në Suedi, kanë paraqitur raporte sigurie për veten e tyre në një kohë që këta persona nuk dyshohen për asnjë krim. Zyra e emigracionit pretendon se  partnerët e këtyre personave me nënshtetësi suedeze janë të përfshirë në akte të mundshme terroriste. Dhe sipas kësaj zyre nëse ju jetoni me një person të tillë, ju mbështesni një terrorist.

Kurdët po ashtu ngritën akuza edhe për mbylljen e llogarive bankare të organizatave të tyre të bamirësisë si dhe redaksisë kurde në Radion Publike Sveriges vetëm një jave pasi parlamenti turk miratoi kërkesën e Suedisë për anëtarësimin e saj në NATO. Megjithëse përfaqësues të kësaj media përmes një deklarate thanë se mbyllja e filialit kurd lidhet me reduktimin e financave duke hedhur poshtë pretendimin e kurdëve.

Ndërkohë Drejtori i Institutit për Studime Turke në Universitetin e Stokhomit hedh akuza ndaj kurdëve duke thënë se janë bllokuar llogaritë bankare të atyre organizatave që janë të lidhura me PKK-në terroriste.

Mobilizimi politik i kurdëve në Suedi vitet e fundit ka qenë i lartë, duke bërë që në shënjestër të jenë shoqatat e lidhura me PKK-në e klasifikuar si një organizatë terroriste që në vitet 1980 në Suedi. Autoritetet suedeze kanë qenë shumë më tolerante se ato Europiane ndaj saj.

Ish deputetë suedezë me origjinë kurde akuzojnë Suedinë se po kthehen në një shtet diktatorial.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy