Soko: Kompanitë farmaceutike, ushqyesit kryesor të korrupsionit në shëndetësi. Janë të paprekshëm!  (VIDEO)

Soko: Kompanitë farmaceutike, ushqyesit kryesor të korrupsionit në shëndetësi. Janë të paprekshëm! (VIDEO)

Pano Soko nga Nisma Thurje duke folur në MCN Live në lidhje me dyshimet për falsifikimin e takipirinës tha që evazioni është gjëja më e dukshme dhe shqetësimi më i vogël. Soko tha që fakti se mund të jenë shitur 3 mijë barna të falsifikuara, mes të cilave edhe barna me rëndësi për jetën, mund të ketë dëme kolaterale dhe kërkon një hetim të thellë. 

Duhet të kishte një veprim për shkak të ngjarjes. Merre pyete zotërinë, ke shkruajtur këtë gjë në rrjetin social, hajde na sqaro si është situata. Në rastin më të mirë kemi të bëjmë me një skemë evazioni, barnat as kanë ardhur, as janë shitur, por ato që janë shitur janë të paktën barnat e kompanisë, janë të certifikuara. Rasti i keq është që nga 3 mijë janë shitur 6 mijë dhe 3 mijë kanë qenë të falsifikuara, dhe tashmë s’kemi të bëjmë vetëm me evazion fiskal. Takipirina e falsifikuar kushton më lirë. Sepse ingridientët kushtojnë më lirë. Mund të kenë edhe dëme kolaterale. Do duhet të hetohet më thellë, sepse problemi s’është vetëm evazioni, ajo është më e dukshmja, dhe është dëmi më i vogël. Janë falsifikuar barna të tjera shumë më të rëndësishme për jetën e njerëzve. Të mbetesh në dorën e përgjegjshmërisë së spekulantëve dhe evazionit fiskal!

Soko theksoi se kompanitë farmaceutike janë ndër ushqyesit kryesor të korrupsionit në sistemin shëndetësor në Shqipëri, dhe deri më sot kanë qenë të paprekshëm. 

"Kompanitë farmaceutike janë ndër ushqyesit kryesor të korrupsionit në sistemin shëndetësor. Korrupsioni më i madh bëhet te ilaçet dhe dëmi më i madh vjen nga ilaçet. Vazhdojnë të luajnë lojën e parasë. Para disa muajsh kishim një rast tjetër ku përfshiheshin këto kompani, CFO-ja në mos gaboj, apo ky tjetri Ilir Shehu (Pasholli). Ka shumë para dhe hapësirë të madhe për evazion. Janë bërë si kartel kriminal më vete. Ky është krimi i jakave të bardha. Janë të paprekshëm. S’diskutohet. Deri më sot kanë qenë të paprekshëm. Njerëzit s’kanë njohuri te farmaceutika, 1 për qind mund të dinë. 99 për qind e popullsisë, 1 për qind dinë".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy