Një restorant turistik është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në Mesopotam të Finiqit.
Mësohet se zjarri ka përfshirë një strukturë turistike, e ndërtuar kryesisht prej druri, e cila përfshinte një restorant dhe kabina akomodimi. Si pasojë e flakëve, restoranti është djegur plotësisht.
Ndërkohë, kabinat turistike kanë shpëtuar nga zjarri. Në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij.



