Gazetari Mariglen Kume, duke komentuar konferencën e sotme për mediat mes ambasadorit të BE-së dhe kryeministrit Rama, tha që nuk ka asnjë shenjë për t’u rikthyer në normalitetin politik në Shqipëri. Kume tha në MCN Live se ambasadori kërkoi gjithpërfshirje në procesin e integrimit, por kryeministri nuk la asnjë derë për dialog.
“Është theksuar edhe në konferencën e sotme, edhe nga ambasadori, duke qenë se jemi në krizë në Parlament, është kërkuar gjithpërfshirja në procesin e integrimit. Edhe në konferencën e përbashkët s’pati asnjë përfaqësues të opozitës. Është kërkuar përfshirja e opozitës për të patur një dialog politik në Parlament. Përgjigjja e kryeministrit ishte drastike duke mos hapur asnjë derë për dialog sepse ai e konsideron një gabim të opozitës, që sipas tij kërkon vetëvrasjen elektorale. Deri më tani nuk ka asnjë shenjë për t’u rikthyer në normalitetin politik në Shqipëri, dhe kryeministri do që t’i marrë vet mazhoranca këto atributet nëse do kemi avancim në integrimin europian”.
“Amendamentët që u bënë nga anëtarët e PD në mazhorancë u hodhën të gjitha poshtë nga mazhoranca dhe s’mund të kishte një dakordësi. Drejtësia hapet e para dhe mbyllet e fundit si kapitull. Z. Bardhi ka dy nga dosjet që i ka SPAK-u me bisedat e enkrochat që me vendim gjykate s’lejohen të publikohen, por ai i ka dhe hera herës hedh indicie”.



