Sanchez: Koha për unitet, pastaj për përgjegjësitë 

Sanchez: Koha për unitet, pastaj për përgjegjësitë 

Duke folur mbi për përmbytjet që deri më tani kanë shkaktuar 211 të vdekur në Spanjë, kryeministri Pedro Sanchez kërkoi unitet kombëtar, duke theksuar se në një moment të dytë do të mbahen edhe përgjegjësitë. “Do të ketë kohë për të parë pas dhe për të mbajtur edhe përgjegjësitë, siç ndodhi pas pandemisë Covid 19”.

Por tani është e nevojshme t'i drejtojmë përpjekjet tona në detyrën kolosale që kemi përpara, duke e mbajtur vendin tonë të bashkuar në fatkeqësi dhe solidaritet”, shtoi ai.

Kryeministri vuri në dukje se qeveria spanjolle do të mobilizojë të gjitha burimet e nevojshme për aq kohë sa duhet për të kapërcyer këtë situatë tragjike. 

Kryeministri ftoi “të lihen mënjanë mosmarrëveshjet" për momentin, duke iu referuar polemikat për vonesat në ndihmë, apo në dhënien e alarmit të kuq. Kujtojmë që qeverisja rajonale e Valencias udhëhiqet nga Carlos Mazon, i Partisë Popullore, në koalicion me partinë ultra-konservatore Vox, një mohuese e ndryshimeve klimatike.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy