Vijojnë në ulje numrat e rasteve me koronavirus në Itali, sot 335 të shëruar

Vijojnë në ulje numrat e rasteve me koronavirus në Itali, sot 335 të shëruar

Në Itali për të disatën ditë radhazi vijojnë të jenë shpresdhënëse numrat e koronavirusit brenda 24 orëve. Lajmi i keq është se është rritur ai i të vdekurve, që sipas mediave italiane sot ka qenë 17, por në krahasim me ditët e tjera, këtë të martë, tepër optimiste janë shifrat e rasteve të reja.

Në 24 orët e fundit në shtetin fqinj janë regjistruar 114 raste të reja me koronavirus, nga të cilat 30 në Lombardi. Kjo është një zbritje proporcionale pasi ditën e djeshme u regjistruan 169 raste të reja, ndërsa që prej fillimit, numri i personave të infektuar ka shkuar në 243.344 persona.

Përsa i përket viktimave, në krahasim me ditën e hënë, janë rritur me 4, duke e çuar në total në 34.984 numrin e personave që kanë ndërruar jetë. Gjithsesi, pavarësisht këtij fakti të zi, që situata është pozitive e tregojnë edhe shifrat e të shëruarve, pasi në 24 orët e fundit kanë qenë 335.

Të shëruarit në total janë 195.441 persona ndërsa rastet aktive në vend janë 12.919.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy