
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka prezantuar këtë të enjte në Parlamentin e Kosovës, të gjashtë kushtet në mënyrë që ai të fillojë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Sipas anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, kushtet e kryeministrit janë të dizajnuara në atë formë që të mos pranohen, rrjedhimisht Asociacioni nuk do themelohet, ka theksuar deputetja e VV, Mirlinda Tishukaj Sadiku, për “MCN live”.
Sipas saj, nuk mund të ketë Asociacion një etnik, dhe se në planin franko-gjerman nuk përfshihet asociacioni.
Tutje ajo thotë se qëllimi i Serbisë nuk është mbrojtja e pakicave serbe, porse te pasuritë natyrore që ta Kosova, e të cilat gjenden në pjesën veriore të Kosovës me shumicë serbe.
Edhe kur është paraqitur plani franko -gjerman, nuk ka qenë i paraprirë asociacioni. Ne të kaluarën partitë opozitare e kanë filluar me bisedime teknike të cilat me vonë kanë kaluar në politike, dhe në saje të saj është bërë asociacioni, si marrëveshje e ratifikuar në Kuvend, dhe pikërisht tani ata po bëjnë zhurmë.
Nga të 33 marrëveshjet e miratuar, asnjëra nuk është implementuar nga pala serbe, dhe pse pikërisht tani duhet Asociacioni. Ata nuk janë të brengosur fare për komunitetin serb, por për Trepçën, Brezovicën e Kllokotin, të cilat gjenden në pjesën më shumicë serbe. Asociacioni i paraprin një republike serbe në Kosovë, prandaj ne e kemi përgjegjësinë që të marrim vendimet dhe të mendojmë se çfarë do u lemë pas gjeneratave.
Serbët këtu i kanë të gjitha të drejtat e tyre, kurse vëllezërit tanë në Luginë e Preshevës, vazhdojnë tu mohohen çdo ditë, pse duhet të bëjmë ne prap një kompromis?
Deputetja Sadiku ka një sugjerim edhe për kryeministrin Edi Rama dhe mënyrën e qasjes së tij për çështjen e Asociacionit.
Mendoj se Edi Rama duhet të përkrah dhe të jetë në një harmoni qëndrimesh me kryeministrin Albin Kurti, sepse ne jemi një komb.
E di që në spektrin politik, ju keni problemet tusja të brendshme, mund të kemi poashtu mes vete diferenca, mospajtime, por përgjegjësinë e ka të luaj edhe kryeministri Rama sepse Vucic luan gjithmonë me kartën e Kosovës, prandaj edhe kryemistri Rama duhet të reflektojë.



