Ndryshimet në qeveri/ Kuvendi mblidhet më 4 janar

Ndryshimet në qeveri/ Kuvendi mblidhet më 4 janar

Kuvendi ka vendosur të mblidhet të hënën më datë 4 janar për ndryshimet e reja në qeveri ku Olta Xhaçka u dekretuar nga Presidenti Meta si ministre të Jashtme dhe Niko Peleshi në krye të Ministrisë së Mbrojtjes.

Kuvendi do mblidhet në orën 17:00 për të miratuar dekretet e presidentit Ilir Meta.

Kuvendi i Shqipërisë nis sesionin e ri parlamentar më 18 janar, por emërimi i ministrave të rinj ka bërë që Kuvendi të mblidhet 2 javë më parë në një seancë të jashtëzakonshme.

Presidenti Ilir Meta dekretoi mëngjesin e 31 dhjetorit Olta Xhaçkën dhe Niko Peleshin. Emërimi i Otla Xhaçkës në krye të Ministrisë së Jashtme u bë pas dorëheqjes së Gent Cakaj, ndërsa është vlerësuar edhe nga ambasadorja Yuri Kim duke e konsideruar si një aleate të shkëlqyer.

Në vend të Xhaçkës është emëruar Niko Peleshi, i cili është rikthyer sërish në qeveri në postin e Ministrit të Mbrojtjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy