VKM për ndërtimet pa leje/ Kalemaj: Qeveria vetë përmes PPP-ve i ka ndihmuar këta kapitalistë

VKM për ndërtimet pa leje/ Kalemaj: Qeveria vetë përmes PPP-ve i ka ndihmuar këta kapitalistë

VKM-ja e fundit e qeverisë lidhur me ndërtimet pa leje sipas kryeministrit Rama ishte një lëvizje e detyruar pasi njerëzit e pasur në këtë vend e blejnë drejtësinë.

Lidhur me këtë analisti Ilir Kalemaj, në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN tv, duke u ndalur te rasti i investitorit Pëllumb Salillari, me të cilën qeveria ka kontrata publike me ta për ndërtime rrugësh dhe veprash publike, tha se ishte vetë qeveria ajo e cila përmes PPP-ve i ka ndihmuar këta kapitalistë.

Nuk ishte vetëm rasti i Salillarit, por edhe i kontratave të dukshme që ia ka marrë nga qeveria, dhe në këtë është vetë qeveria që përmes PPP-ve i ka ndihmuar, sponsorizuar, asistuar këtë kapitalist, dhe nga ana tjetër është po qeveria e cila thotë unë nuk kam parë shtesën ose gjithë pallatin që është mbirë, sepse ka qenë i zënë duke u marrë me kotecin e pulave të 85-vjeçarës, etj.

Në sensin konkret mendoj se ishte mbushur kupa, dhe në rastin z.Salillari, mendoj se edhe IKMT në rastin konkret, kanë ndruajtur që nëse nuk do ta çojnë për ndjekje penale, pavarësisht se çfarë do të vendos prokuroria dhe gjykata, ata do shkelin ligjin, dhe i ndruhen shkeljes se që ligjit dhe pasojave që mund të ketë më pas.

Teksa Rama lidhur me këtë ka garantuar që vendimi i qeverisë nuk i amniston shkelësit e ligjit, për Kalemajn, kjo VKM i mbron ligjërisht qoftë IKMT, bashkinë e Tiranës dhe policinë, që pretendohet se duhen të kontrollonin abuzimet në ndërtimet pa leje në territorin e vendit.

VKM është e tillë që i përjashton nga përgjegjësia penale nga ndjekja penale, nga burgimi, ndërtues të cilët kanë ndërtuar shtesa katesh pa leje, apo ata që kanë bërë një palat të tërë. Këtu nuk duhen futur të gjithë në një thesë, këtu bëhet fjalë për këtë kategori, por kjo është kategoria që është më afër qeverisë për marrjen e lejeve të ndërtimit, apo për shkeljen e tyre me të dyja këmbët.

Pretendohet se me këtë VKM i lan duart nga përgjegjësia sepse kjo VKM u jep mbrotje ligjore, qoftë IKMT, qoftë bashkisë së Tiranës, qoftë policisë së shtetit, pra ata persona qe kanë për detyrë të kontrollojnë territorin, dhe të frenojnë abuzimet mbi uzurpimet e hapësirës, tokës, në mënyrë të paligjshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy